Tali-Hackeri
  Home
 
Presionit, shantazhit dhe dhunės sistematike tė Gjykatės ndaj Komunės sė Vitisė kėto ditė iu bashkua edhe soji i surrojve me mediat e tyre tė shkruara dhe elektronike. “Koha Ditore” dhe KTV-ja e surrojve me shkrimet dhe lajmet e tyre spekulative kanė marrė pėrsipėr tė marrin nė mbrojtje gjykatėsit (vėllezėrit e tyre ideologjikė) qė mbrojnė dhe pėrkrahin uzurpatorėt, krimin e organizuar dhe mbeturinat e sistemit tė djeshėm komunist pushtues. Ballafaqimi i fundit midis Komunės, qė zbaton Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Kosovės, nga njėra anė, dhe Gjykatės, qė ėshtė instrument i tė kaluarės sė zezė dhe i krimit tė organizuar, nga ana tjetėr, ndodhi mė 14 korrik tė kėtij viti. Kėtė ditė tė turpshme pėr drejtėsinė nė Kosovė ndodhi ajo qė nuk do tė ndodhte kurrė nė vendet ku sundon ligji. Gjykata dhe policia e vendit, tė fshehur pas njė gjyqtari tė EULEX-it, ushtruan dhunė policore ndaj shkollės shqipe dhe ndaj Komunės sė Vitisė. Atė ditė nė objektin e Komunės u arrestua e gjithė udhėheqja komunale, pesėmbėdhjetė drejtorė tė shkollave tė Vitisė, dymbėdhjetė kėshilltarė komunalė, njėzetė kryetarė fshatrash, Kryetari i qytetit tė Vitisė dhe dhjetėra zyrtarė komunalė! Njė dhunė e kėtillė e shfrenuar ndaj Komunės dhe arsimit nuk ėshtė regjistruar ndonjėherė nė vendet demokratike ku sundon ligji. Flaka Surroi (flaka e patriotizmit tė komunizmit jugosllav) na tregon se nė Kosovė pushtetet janė tė ndara (zbulim epokal)! Ata qė janė rritur dhe pėrkundėr nė djepat e ambasadave jugosllave komuniste na mbajnė leksione pėr pushtetet e ndara! Nė vendet normale gjykatat nuk e bėjnė ligjin. Ato e zbatojnė ligjin. Nė vendet normale kėto tri pushtete bashkėpunojnė ngushtė pėr interesat e shtetit dhe tė vendit, pėr luftimin e krimit tė organizuar, terrorizmit, uzurpatorėve, etj. Nė vendet normale gjykata ėshtė njėri prej tri pushteteve, por jo superpushteti. Nė vendet qė synojnė ndėrtimin e demokracisė, tė shtetit ligjor dhe tė paqes shoqėrore, ata qė ishin pararoja e politikave pushtuese dhe ideologjike nuk do tė kishin vend nė gjykata, nė politikė, nė media dhe nė jetėn publike. Askush nuk ka kėrkuar tė ndiqen dhe dėnohen pėr angazhimin e tyre pesėdhjetė vjecar nė shėrbim tė pushtuesit dhe tė ideologjisė sė tij komuniste, por, ėshtė interes jetikė i vendit dhe i demokracisė qė kjo kategori e njerėzve tė bėjnė prerje me tė kaluarėn e tyre, tė kėrkojnė botėrisht falje dhe tė tėrhiqen nga jeta publike. Ky do tė ishte interes edhe i fėmijėve, nipave dhe stėrnipave tė tyre. Njerėzit qė ishin fytyra, zėri dhe masha e politikave shfarosėse tė Jugosllavisė dhe Serbisė komuniste nuk mund tė na mbajnė leksione pėr demokracinė dhe sundimin e ligjit. Njerėzit qė kanė shqiptuar mijėra vjet burg pėr bijtė e kėtij populli, (si Huruglica, Pira dhe kompania e tyre) nė emėr tė drejtėsisė dhe ligjeve tė pushtuesit nuk mund ta ndajnė drejtėsinė nė Kosovėn e lirė dhe demokratike. Njerėzit qė na pėrgjonin prapa vrimės sė ēelėsit, qė na ndiqnin hap pas hapi, qė na arrestonin, na torturonin dhe na ruanin te dera e burgut do tė duhej tė iknin nga policia e Kosovės demokratike, qė pretendon tė bėhet shtet ligjor. Nekibe Kelmendi thotė se nuk mund tė ndėrhyj nė punėn e Gjykatės. Ajo qė kishte ndėrhyrė dhe ndikuar shumė (bashkė me UNMIK-un) nė krijimin e kėtyre gjykatave dhe nė pėrzgjedhjen e kėtyre gjykatėsve e prokurorėve na hiqet si shenjtore! Jo zonjusha Nekibe. Po tė kishte parti dhe institucione tė mirėfillta politike ju nuk do tė duhej kurrė tė uleshit nė karrigen e Qeverisė, sepse ju jeni direkt pėrgjegjėse pėr kėtė “drejtėsi” qė ka Kosova, e qė ėshtė turpi dhe fatkeqėsia e kėtij vendi. Ne mendojmė se pa ēmontimin e kėtij sistemi tė “drejtėsisė”, qė ėshtė bėrė gur i rėndė nė qafėn e kėtij vendi, Kosova kurrė nuk mund tė bėhet shtet ligjor dhe demokratik. Gjykatat e Nekibe Kelmendit janė bėr burim dhe qerdhe e korrupsionit, e konflikteve, e trafikimit tė pronave dhe logjistikė e krimit tė organizuar. Kėtė gjendje e kanė kuptuar dhe e dinė mė mirė dhe mė saktė se ne edhe organizmat dhe misionet e ndryshme ndėrkombėtare qė flasin e shkruajnė vazhdimisht nė raportet e tyre interne. Flaka Surroi ose ėshtė e painformuar (gjė qė nuk e besojmė) ose ia “fut si kau pelės” kur na “akuzon” se ia kemi zgjatur jetėn UNMIK-ut dhe do t’ia zgjasim jetėn edhe EULEX-it… Jeni ju zonjushė dhe soji e sorollopi juaj qė ia zgjatnit jetėn pushtuesit, ia zgjatėt UNMIK-ut nga tri nė dhjetė vjet dhe, sipas tė gjitha gjasave (nėse “fitoni”), do t’ia zgjatni jetėn dhe, sic e keni nisur, do ta bėni EULEX-in Zot tė vendit! Megjithatė, ne kemi besim te qytetarėt tanė, te vullneti politik dhe demokratik i tyre dhe te mbėshtetja e miqėve tanė ndėrkombėtar, qė nuk do tė lejojnė vendosjen dhe ngadhnjimin e ideologjisė, tė drejtėsisė dhe praktikave totalitare nė Kosovė. Ne po pėrpiqemi t’ju kuptojmė juve nostalgjikėve tė Jugosllavisė sė Titos dhe e dimė se nuk e keni tė lehtė jetėn jashtė atij sistemi por, mundohuni tė jetoni me realitetin e “hidhur” dhe tė pajtoheni se ai sistem, ajo ideologji dhe ai shtet kanė vdekur dhe nuk ngjallen mė nė Kosovė. Udhėheqja komunale e Vitisė ėshtė pėrpjekur dhe po bėnė ēmos tė ushtrojė mandatin e marrė nga vota e lirė e qytetarit, tė mbrojė pronėn komunale dhe interesat e qytetarėve tė saj konform Kushtetutės dhe ligjeve tė Republikės. Nuk kemi nevojė tė fshihemi, sepse nuk jemi fshehur kurrė, pas UNMIK-ut (siē po kėrkojnė edhe sot gjyqtarėt e Nekibe Kelmendit) dhe as pas EULEX-it. Pėr mbrojtjen dhe menaxhimin e pronės komunale na obligon ligji. Pastaj, objekti i “kontestuar” edhe sikur tė ishte shtėpi dhe pronė private, meqė ndodhet nė oborrin e shkollės, do tė duhej tė falej nga pronari ose tė shpronėsohej konform ligjeve nė fuqi, e lėre mė qė ėshtė objekt dhe pronė e Komunės. Nėse kemi mbrojtur ndonjė interes personal a privat jashtė mandatit qė na jep ligji le tė urdhėroj kush tė dojė dhe tė hetojė… Kėtu jemi. Komuna e Vitisė ka bėrė dhjetėra padi kundėr uzurpatorėve tė pronės komunale dhe gjyqtarėt e Nekibe Kelmendit deri mė sot nuk e kanė liruar asnjė pronė tė uzurpuar! Janė shkatėrruar shumė prona dhe pasuri “shoqėrore” e publike para syve tė kėsaj policie dhe tė kėtyre prokurorėve e gjykatėsve dhe askush deri mė sot nuk ėshtė ndjekur as dėnuar, janė bėrė shumė krime dhe dosjet e tyre vazhdojnė tė mbahen tė mbyllura. Nė sytė e tyre janė shkatėrruar edhe pyjet, mushkėritė e jetės dhe nuk ėshtė ndėrmarrė asnjė masė, etj., etj. Prandaj, Komuna e Vitisė kėrkon edhe publikisht tė hetohen kėta gjyqtarė e prokurorė, tė largohen nga Gjykata dhe nga Policia ata qė “guxuan” ta arrestojnė Komunėn e Vitisė, sepse ne pėr mbrojtjen e ligjshmėrisė dhe tė interesave tė qytetarėve tanė jemi tė gatshėm tė “lidhemi” sa herė tė ketė nevojė… Lexuesve dhe qytetarėve u kėrkojmė falje pėr gjuhėn e “ashpėr” tė reagimi (nuk ėshtė nė natyrėn tonė), por na kanė mbėshtetur pėr muri, ata qė nuk do tė duhej tė ishin nė skenėn dhe jetėn publike tė shtetit dhe shoqėrisė sė Kosovės.
 
  computer 3929 visitorsshope  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free